Çdo gjë gati për fillimin e kampionatit

Federata e Hendbollit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të edicionit garues 2022/2023. Në Superligën e hendbollistëve dhe atë të hendbollisteve kampionati i ri fillon këtë fundjavë.

Në kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri, janë mbajtur seminaret për trajnerë, gjyqtarë dhe vëzhgues-kontrollues, e po ashtu seminari për vëzhgues dhe procesmbajtës lidhur me mbajtjen digjitale të procesit të ndeshjes.

Klubet, shumica prej tyre, kanë nisur me kohë përgatitjet, ndërsa pritet një garë interesante. Sidomos te hendbollistët, skuadrat kanë angazhuar edhe lojtarë të huaj dhe me të drejtë pritet një kampionat cilësor.

Lajme tjera