Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Çdo gjë gati për Final 4 të Kupës, premtohet spektakël

Të premten në Federatën e Hendbollit të Kosovës është mbajtur konferencë për shtyp lidhur me Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll🤾🏻.

Në konferencë folën presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, dhe kryetari i KH Kastriotit, Fisnik Jashari.

Kolgeci ka treguar se çdo gjë është gati për turneun final të Kupës, që të shtunën (nesër) e të dielën mbahet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Duke u dëshiruar tetë skuadrave pjesëmarrëse sukses, Kolgeci është shprehur i bindur se Final 4 i Kupës do të jetë spektakël hendbolli.

Jashari, si udhëheqës i njërit prej klubeve nikoqire, ka treguar për punët që kanë përfunduar deri më tani. Ai ka treguar se në kuadër të turneut final do të ketë edhe program artistik, ndërsa u ka bërë thirrje gjithë adhuruesve të hendbollit që të shtunën e të dielën të jenë në palestrën në Ferizaj.