Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në RTV 21 Plus

Garës elitare të hendbollit evropian po i afrohet fundi për këtë edicion. Prej të mërkurës (sot) luhen ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve për hendbollistë. Ndeshjet e skuadrave elitare dhe lojtarëve elitarë evropianë mund t’i përcjellni drejtpërdrejt në RTV 21 Plus, që gjithnjë ofron për shikuesit kosovarë ngjarjet e rëndësishme të hendbollit.

Kështu të mërkurën (sot) prej orës 20:45 luhet dhe transmetohet ndeshja e parë në mes të Nantesit francez dhe Barcelona Lassa të Spanjës. Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave është më 4 maj.

Të enjten nga ora 20:00 transmetohet ndeshja e Vardarit të Shkupit me Pick Szegedin e Hungarisë. Ndeshjen e kthimit këto dy skuadra e kanë më 5 maj.

Sot është edhe ndeshja e parë çerekfinale mes Flensburg-Handewitt me Telekom Veszprem (19:00), ndërsa PGE Vive Kielce dhe Paris Saint-Germaini çerekfinalen e parë e luajnë më 27 prill nga ora 18:00.

Lajme tjera