Hendbollistet në mesjavë i luajnë ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Kosovës. Dy ndeshje janë të mërkurën e dy tjera të enjten.
Ndeshja e parë është ajo në mes të Ferizajt dhe Jusuf Gërvallës. Zhvillohet të mërkurën nga ora 16:30. Skuadra vendase është favorite e madhe për të avancuar në gjysmëfinale.
Favorit është edhe Istogu, që luan ndaj Samadrexhës. Kjo ndeshje është të mërkurën nga ora 19:30.
Ndërkohë ndeshja më rivalizuese pritet të jetë ajo që luhet të enjten nga ora 17:00 në Ferizaj. Takohen Kastrioti e Prishtina. Prej orës 17:30, të enjten, luajnë Vushtrria e Shqiponja. Skuadra vendase vlerësohet më afër gjysmëfinales.