Çifti Maloku me paraqitje të mira në Kampionatin Mesdhetar

Në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 17 vjet, që u mbajt për një javë në Greqi, Federata e Hendbollit e Kosovës është prezantuar edhe me çiftin e ri të gjyqtarëve, Albion Maloku e Avdullah Maloku.
Dyshja Maloku ka pasur përgjegjësinë e drejtimit të shumë ndeshjeve, ndërsa e ka kryer punën me sukses.
Albion dhe Avdullah Maloku kanë kaluar me sukses testet fizike dhe teorike, ndërsa kanë bërë edhe një hap të rëndësishëm në karrierë.
FHK-së gradualisht po i shtohet një çift i respektuar i gjyqtarëve që në të ardhmen pritet të ketë përgjegjësi edhe më të mëdha.

Lajme tjera