Çifti i gjyqtarëve të FHK-së, Arsim e Erdoan Vitaku, në fundjavë ka drejtuar dy ndeshje evropiane.
Në Shkup, gjyqtarët tanë drejtuan ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste mes Çairit dhe skuadrës portugeze Colegio Gaia/Colgaia- Toyota.
Skuadra shqiptare, Çairi, e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 29:25. Në ndeshjen e dytë Çairi fitoi 28:26 dhe avancoi në 1/8 e finales që për skuadrën shqiptare është sukses historik.