Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Çifti Vitaku drejtoi ndeshje të Ligës së Kampionëve

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit vazhdojnë të delegohen për ndeshje të kupave evropiane. Madje ndeshjet që ata po i drejtojnë janë të nivelit gjithnjë e më të lartë. Së fundi, Arsim e Erdoan Vitaku janë deleguar në ndeshje të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, që është gara elitare evropiane.
Të shtunën, gjyqtarët mitrovicas drejtuan ndeshjen e hendbollisteve mes Krim Mercator Lubjana dhe Kastamonu Belediyesi GSK (Turqi). Ndeshja është luajtur në kryeqendrën e Sllovenisë, ndërsa fitore shënoi Krimi me rezultatin 36:28.
Dy gjyqtarët kosovarë e kanë kryer punën me sukses.
Ndeshja në Lubjanë i takoi xhiros së 12-të të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Krim Mercator është në vendin e gjashtë me 7 pikë nga 11 ndeshje. Kastamonu është i fundit në grup.

Lajme tjera