Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen e Kupës Evropiane për hendbollistë

Gjyqtarët Erdoan Vitaku e Arsim Vitaku në fundjavë kishte tjetër delegim evropian.
Çifti Vitaku e drejtoi takimin e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë të zhvilluar në Shkup.
U përballën Alkaloidi i Shkupit dhe Dragunas Klaipeda nga Lituania.
Fitore me rezultat 42:31 shënoi skuadra Alkaloid.
Çifti Vitaku e drejtoi ndeshjen me sukses të plotë.
Të tjera delegime evropiane priten për zyrtarët kosovarë të ndeshjeve në javët e ardhshme.