Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Çifti Vitaku në ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve

Në foto shihen gjyqtarët kosovarë Erdoan dhe Arsim Vitaku.

Çifti i gjytarëve të FHK-së, Erdoan dhe Arsim Vitaku të shtunën mbrëma kanë drejtuar ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve në hendboll (meshkujt).

Gjyqtarët mitrovicas ishin në Suedi në ndeshjen mes Savehofit dhe Tatran Presovit të Sllovakisë. Fitore shënoi Savehofi suedez me rezultat 30:29, me gol të shënuar në sekondën e fundit, nga penalltia. Për Savehofin 5 gola i shënoi hendbollisti kosovar, Gzim Salihi.

Ndeshja ishte me shumë peshë kurse Savehofi me fitore ka mbajtur gjallë shpresat për të kaluar nga faza grupore në plejof. Do të vendos ndeshja e javës së fundit me Sportingun në Portugali.

Të deleguar për të shtunën ishin edhe Sherif Xhema e Besfort Jahja. Ata drejtuan në Luksemburg ndeshjen në mes të Red Boys Differdange dhe skuadrës çeke, TJ Sokol Nove Veseli.

Ndeshja ishte e kthimit e rrethit të tretë të Kupës Sfiduese. Red Boys Differdange fitoi me 27:25 dhe avancoi tutje, pasi edhe në Çeki kishte fituar me një gol dallim.