Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dafina Mustafa transferohet te skuadra e njohur zvicerane

Pivotja e Kombëtares së Kosovës, Dafina Mustafa, ka bërë lëvizje të rëndësishme në karrierë.

21-vjeçarja pas përfundimit të këtij edicioni do të transferohet nga Kreuzlingeni te skuadra më e madhe zvicerane, Yellow Winterthur.

Mustafa është zhvilluar te LC Bruhl, ndërsa në verën e kaluar iu bashkua Kreuzlingenit në Superligën e Zvicrës.

Winterthuri aktualisht është në vendin e dytë në kampionatin zviceran.

Dafina është shquar me paraqitje të mira te Kruezlingeni, sidomos në mbrojtje. Ajo tashmë është lojtare shumë e rëndësishme edhe e Kombëtares sonë. U shqua sidomos në ndeshjet me Belgjikën dhe Bosnjë-Hercegovinën, vjeshtën e kaluar.

Dafina Mustafa ka thënë se ka synim ta ndihmojë skuadrën e re, por në të njëjtën kohë të dëshmojë që është e vlefshme për Kombëtaren e Kosovës. Edhe te Winterthuri janë shprehur të lumtur që kanë angazhuar lojtaren tonë.

Yellow Winterthuri po lufton për titull të kampionit në Zvicër.