Danimarka e Franca do të luajnë të dielën mbrëma në finalen e madhe të Kampionatit Botëror të hendbollit. Finalja do të zhvillohet në “Tele2 Arena” në Stokholm të Suedisë.
Gjysmëfinalet e Botërorit u zhvilluan të premten. Fillimisht në Gdansk të Polonisë, Danimarka e mposhti Spanjën me rezultat 26:23. Më pas në Stokholm, Franca shkëlqeu për fitoren 31:26 ndaj Suedisë. Gjysmëfinalen në Stokholm nga afër e përcollën edhe drejtuesit e FHK-së, presidenti Eugen Saraçini, nënkryetari Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci.
Portieri i Francës, Vincent Gerard shkëlqeu ndaj Suedisë.
Danimarka e kërkon titullin e tretë të botës, kurse Franca e kërkon titullin e shtatë.