Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Danimarka, kampione e botës për herë të katërt rresht

Danimarka e ka vazhduar dominimin e plotë në Kampionatin Botëror të hendbollit.

Danezët e jashtëzakonshëm të dielën mbrëma e siguruan titullin e katërt rresht të botës. Në finale të Botërorit 2025, Danimarka e mposhti Kroacinë me rezultat 32:26.

Finalja u zhvillua në Baerum të Norvegjisë në atmosferë të shkëlqyer.

Lojtarët e Danimarkës kanë dominuar nga fillimi e deri në fund. Në portë i hatashëm ishte Emil Nielsen, ndërsa mbrojtja po ashtu ishte shumë e lëvizshme dhe shumë e fortë. Ndërkohë edhe sulmi i danezëve ka funksionuar gati në mënyrë të përkryer. Kroatët sërish u shfaqën luftarakë, por që nuk mjaftojë në finale. Për Kroacinë është sukses i madh edhe arritja në finale të Kampionatit Botëror.

Danimarka është pa humbje në Kampionat Botëror që nga viti 2017.

Botërorin e parë e fitoi në vitin 2019. Kampione ishte edhe në vitet 2021 e 2023.

Te Danimarka pos Nielsenit ndeshje të madhe kishte edhe Mathias Gidsel që realizoi 10 gola nga 11 tentime.

Medaljen e bronztë e fitoi Franca, që fitoi 35:34 ndaj Portugalisë.