Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Danimarka në gjysmëfinale të Botërorit

Kundërshtarja e fundit e Kombëtares së Kosovës, Danimarka, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror për hendbolliste.
Të mërkurën në Herning të Danimarkës, Kombëtarja daneze fitoi 26:24 ndaj Malit të Zi në çerekfinalen e fundit. Ndeshja ishte shumë e fortë. U zhvillua luftë e fortë deri në fund, ndërsa festuan danezet që kishin përkrahje të madhe të shikuesve.
Të kujtojmë që Danimarka e Kosova janë takuar dy herë në kualifikimet për Euro 2024. Dhe tani po konfirmohet niveli superior i Danimarkës.
Në ndeshjen tjetër çerekfinale të së mërkurës, Suedia fitoi 27:20 ndaj Gjermanisë.
Në gjysmëfinale, të premten, Danimarka takohet me Norvegjinë nga ora 17:30, ndërsa Suedia e Franca luajnë prej orës 21:00.

Lajme tjera