Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Danimarka vazhdon dominimin, fiton titullin e tretë rresht të botës

Danimarka është dëshmuar superfuqi e hendbollit. Të dielën në Stokholm, Danimarka e siguroi titullin e tretë rresht të botës, si askush më parë. Danimarka në finalen e jashtëzakonshme e mposhti Francën me rezultat 34:29.
Danezët kanë dominuar prej fillimit, kurse në pjesën e parë krijuan epërsi deri në pesë gola. Këtë epërsi e arritën edhe në fund. Rasmus Lauge udhëhoqi Danimarkën me 10 gola. Nedim Remili ishte më efikasi te Franca me gjashtë gola.
Ndeshja u luajt para 23 mijë shikuesve në “Tele2 Arena”, ndërsa prezent ishin edhe drejtuesit e FHK-së. Medaljen e bronztë e fitoi Spanja.
Botërori i jashtëzakonshëm i hendbollit i lë vend tani kampionateve nacionale.
Vetëm një herë ka ndodhur në sportet ekipore që një Kombëtare të fitojë tre tituj të botës rresht. Këtë tani e arriti edhe Danimarka.

Lajme tjera