Deçani, kampion vjeshtor në Ligën e Parë

Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. U zhvillua një garë e mirë, ndërsa në skuadra kanë parakaluar shumë hendbollistë të talentuar.

Sa i takon rezultateve, është shquar Deçani, që ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet. Me 18 pikë, Deçani është kampion vjeshtor në Ligën e Parë. Deçani edhe një herë konfirmohet si vatër e hendbollit kosovar dhe me të rinj të talentuar për sportin tonë.

Vlera kanë shfaqur edhe Samadrexha, Rahoveci, Lepenci, Ulpiana, Drita, KEK-u, Vjosa, Dukagjini e Istogu. Garë edhe më e mirë pritet në pjesën e dytë të kampionatit.

Lajme tjera