Deçani promovohet në Superligë, Rahoveci i dyti në Ligën e Parë

Deçani është kampion i Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Deçani vazhdon të konfirmohet si qendër e rëndësishme e hendbollit kosovar, ndërsa skuadra deçanase në edicionin e ardhshëm do të jetë në Superligë.

Liga e Parë ka përfunduar të dielën. Deçani ka mbledhur 33 pikë që i mjaftojnë për pozitën e parë. Ndeshjen e fundit e fiton me rezultat zyrtar, pasi KEK-u nuk udhëtoi.

Në xhiron e fundit megjithatë kishte ndeshje të rëndësishme. Rahoveci e Samadrexha janë takuar në derbi për të përcaktuar pozitën e dytë. Rahoveci fitoi me rezultat 27:21. Besmir Kusari ishte më efikasi te rahovecasit me 10 gola. Selim Maloku shënoi 6 gola për Samadrexhën, që është një tjetër qendër e rëndësishme e hendbollit.

Rahoveci përfundoi kampionatin në vend të dytë me 32 pikë dhe do të luaj me Vushtrrinë në plejaut. Samadrexha përfundoi e treta në Ligën e Parë me 30 pikë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Vushtrria udhëton me synime të qarta për në Istog, për të shënuar fitore dhe për …

Hendbollistja nga Mali i Zi, Esma Muratoviq pritet ta udhëheq lojën e KHF Istogut edhe …

Ndeshja e tretë e finales së plejofit do të përcaktoj kampionin e Kosovës në hendboll …

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi ka pranuar se skuadra e tij nuk ka mundur të …

Ikona e Bosnjë-Hercegovinës, Nikolla Prce e vlerëson plotësisht të merituar titullin e ri të Besa …

Vushtrria udhëton me synime të qarta për në Istog, për të shënuar fitore dhe për ta siguruar titullin e …

Hendbollistja nga Mali i Zi, Esma Muratoviq pritet ta udhëheq lojën e KHF Istogut edhe të shtunën mbrëma. Istogu …

Ndeshja e tretë e finales së plejofit do të përcaktoj kampionin e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. …

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi ka pranuar se skuadra e tij nuk ka mundur të përsëris paraqitjen që e …

Ikona e Bosnjë-Hercegovinës, Nikolla Prce e vlerëson plotësisht të merituar titullin e ri të Besa Famgas. Prce është kapiten …

Yll Muqolli është prej lojtarëve të rinj që kanë dhënë kontribut në suksesin e Besa Famgas. Ylli ka mbuluar …

Javier Cabanas është trajneri që ka udhëhequr Besa Famgasin drejt titullit të ri. Legjenda spanjolle e hendbollit është shprehur …

Egzon Gjuka ishte prej meritorëve që Besa Famgas e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll. Besa …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova