Demaj e Hajdari me ndeshje të mirë, por humbin për një gol

Kapitenja e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj ka zhvilluar ndeshje të madhe të mërkurën në elitën e Danimarkës.
Demaj i kishte plot tetë gola për Ringkobingun, që megjithatë u mposht nga Horsensi me një gol dallim, 30:29. Horsensi kishte një gol epërsi edhe pas pjesës së parë, 15:14.
Demaj tetë golat i shënoi nga 11 tentime. Ajo e kishte edhe një asistim.
Marigona Hajdari po ashtu u shfaq mirë. Ajo shënoi dy gola nga tri tentime, ndërsa i kishte edhe tri asistime.
Hajdari – Demaj priten të jenë një dyshe shumë e rëndësishme e Kombëtares sonë për ndeshjet ndaj Ishujve Faroe.
Leonora Demaj është shpallur lojtarja më e mirë e ndeshjes së kampionatit të Danimarkës.

Lajme tjera