Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Demaj e Hajdari shkëlqejnë në fitore

Dy lideret e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj e Marigona Hajdari kanë shkëlqyer të shtunën te skuadra daneze Ringkobing.
Ringkobingu mposhti Skanderborgun në kuadër të elitës daneze. Skuadra e Leonorës dhe Marigonës fitoi me rezultat bindës, 38:30.
Dy yjet tona ishin prej më meritoreve për fitoren. Kapitenja Demaj realizoi katër gola nga pesë tentime, ndërsa i kishte edhe gjashtë asistime. Ndërsa qendra Marigona Hajdari shënoi pesë gola nga shtatë tentime, ndërsa u shqua edhe me organizim të lojës. I kishte edhe dy asistime.
Fitorja për Ringkobingun ishte shumë e rëndësishme për të përmirësuar pozitën në renditjen tabelare.