Derbi i hendbollisteve luhet në gjysmëfinale

Vushtrria e Istogu e kanë edhe një përballje këtë edicion. Pasi u takuan në finale të plejofit, dy skuadrat kryesore të hendbollisteve në vend, luajnë mes vete edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ndeshja luhet në palestrën e qytetit në Istog, të premten nga ora 19:00.
Vushtrria e kishte fituar titullin e kampionit, duke fituar të shtunën ndeshjen e tretë dhe vendimtare të finales së plejofit. Ajo ndeshje ishte luajtur në Istog dhe vushtrriaset falë finishit të suksesshëm arritën te fitorja dhe te titulli. Edhe ndeshja e dytë finale ishte dramatike, ndërsa në të parën istogaset kishin dominuar.
Istogu synon që në garën për Kupë të Kosovës të kompensojë dështimin në finale të plejofit. Ndërkohë vushtrriaset udhëhtojnë për një tjetër fitore në Istog. Ndeshja pritet të jetë interesante dhe cilësore.
Në gjysmëfinalen tjetër, nga ora 13:00, takohen Ferizaj e Prishtina.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …