Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Derbi i hendbollisteve luhet në Junik

Në Junik do të zhvillohet kryendeshja e javës së 13-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën (nesër) nga ora 13:30 në sallën “Ereniku” në Junik takohen Istogu e Prishtina. Istogu ende nuk ka palestër të veten, ndërsa ndeshjet si nikoqir kryesisht i luan në Pejë. Por pasi palestra në Pejë të shtunën është e zënë, është vendosur që ndeshja me Prishtinën të luhet në Junik.

Istogu është i pari në tabelë me 22 pikë kurse Prishtina e katërta me 18 pikë. Të shtunën luhet edhe ndeshja në mes të Samadrexhës dhe Shqiponjës, që fillon në ora 15:00.

Tri ndeshjet tjera të javës së 13-të në kampionatin e hendbollisteve janë të dielen: Kastrioti – Drita (18:00), Jusuf Gërvalla – Vushtrria (13:30), Vjosa – Vëllaznimi (15:30).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e 12-të. Të premten u luajt ndeshja Trepça – Dukagjini. Të shtunën janë ndeshjet Ulpiana – CLICK (15:00) e Verona – Llapusha (12:00). Prizreni – Ferizaj është ndeshje tjetër e kësaj jave.