Derbi i hendbollisteve luhet në Pejë

Istogu e Shqiponja takohen në derbin e javës së pestë në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Istogu ndeshjet si vendas vazhdon t’I luajë në qytete tjera, në mungesë të palestrës në qytetin e Istogut. Kështu ndeshja më e rëndësishme e javës së pestë kampionale luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, të shtunën (nesër) nga ora 15:00.

Istogu është i treti me gjashtë pikë. Kampioni aktual, Shqiponja i ka fituar katër ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me tetë pikë. Tetë pikë i ka vetëm edhe Vushtrria.

Të shtunën luhet edhe ndeshja mes Vjosës e Dritës, që nis në ora 12:30.

Dy ndeshje tjera të javës së pestë janë të dielen. Nga ora 14:00 takohen skuadra Jusuf Gërvalla e Prishtina, ndërsa në rivalitet shpresohet edhe për ndeshjen në mes të Kastriotit dhe Vushtrrisë, që zhvillohet nga ora 17:00. Vushtrria është favorite ndaj Kastriotit që është i pesti me gjashtë pikë.

Ndeshja mes Samadrexhës dhe Vëllaznimit zhvillohet më vonë.

Këtë fundjavë janë edhe ndeshjet e javës së dytë në Ligën e parë të meshkujve. Të shtunën janë takimet Llapi – Deçani (17:00) dhe Dukagjini – KEK-u (12:00). Takimi Prizreni – Lepenci luhet të dielen nga ora 17:00.

Në Ligën e Parë të femrave në rradhë është java e tretë kampionale. Të shtunën janë takimet: Dukagjini – Ferizaj (14:00), Trepça – Llapusha (12:00). Ndeshjet tjera janë të dielen: Verona – KEK-u (15:00), Deçani – CLICK (11:00), Ulpiana – Prizreni.

Lajme tjera