Derbi i madh luhet të premten

Rron Ramadani sulmon

Prej të mërkurës e deri të premten luhen ndeshjet e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të mërkurën janë ndeshjet Kastrioti – Drenica (19:00) e Llapi – Vëllaznimi (19:00). Ndërkohë të enjten zhvillohen po ashtu dy takime: Prizreni – Trepça (19:00) e Zhegra – Vushtrria (20:00). Me marrëveshje të skuadrave, ndeshja Zhegra – Vushtrria luhet në Vushtrri.
Këto ndeshje i lënë vend derbit aktualisht më të madh në Superligë. Të premten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet takohen Prishtina e Besa Famgas. Pritet lojë e fortë e cilësore. Të dy skuadrat kanë në përbërje reprezentues të Kosovës prandaj me të drejtë pritet hendboll i mirë. Besa Famgas është e para në tabelë me 10 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të dytë. Skuadra pejane ka goldallim më të mirë. Të dy skuadrat kanë fituar bindshëm ndeshjet e deritashme por derbi shpresohet të jetë i barabartë.
Në Ligën e Parë të meshkujve luhet java e katërt.
Të mërkurën është ndeshja në mes të Rahovecit e KEK-ut (19:30). Të enjten janë ndeshjet Dukagjini – Samadrexha (17:30) e Lepenci – Ulpiana. Ndërsa takimet Vjosa – Istogu e Drita – Deçani luhen më 18/19 nëntor.

Lajme tjera