Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Derbi i madh në Prishtinë

Dy skuadrat me nam në hendbollin kosovar, Prishtina e Trepça, takohen në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës (meshkujt). Ndeshja luhet të shtunën mbrëma (19:00) në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, ndërsa i takon xhiros së parë për këtë vit.
Prishtina është e dyta në tabelë, ndërsa Trepça e treta. Të dy skuadrat kanë bërë përforcime për pjesën e dytë të kampionatit dhe që të dyja synojnë pikët e plota. Prandaj edhe pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund.
Të shtunën prej orës 19:00 është edhe takimi Rahoveci – Kastrioti. “Vreshtarët” llogarisin në dy pikë të reja, por ferizajasit udhëtojnë me plane të tjera.
Dy ndeshje tjera janë të dielën prej orës 18:00.
Besa Famgas llogaritet favorite e madhe ndaj Llapit në Podujevë. Ndërsa Vushtrria e Vëllaznimi pritet të zhvillojnë ndeshje të fortë në Vushtrri.
Vushtrria ka synime të mëdha për vazhdim të kampionatit, ndërsa gjakovarët janë vazhdimisht në kërkim të pikëve e fitoreve të reja.