Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Derbi i vërtetë në “Karagaçi”, Besa Famgas fiton me dy gola dallim

Kastrioti i Ferizajt e ka sfiduar shumë seriozisht kampionen e Kosovës në hendboll, Besa Famgasin. Besa e Kastrioti u takuan të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës.
Skuadra pejane fitoi me vetëm dy gola dallim, 37:35.
20 minutat e parë të takimit i takuan Besa Famgasit që kishte epërsi prej disa golash. Në minutën e 21-të, ferizajasit barazuan në 14:14 e më pas shënuan për 15:14. Deri në fund të pjesës së parë u zhvillua lojë e fortë, ndërsa pas 30 minutave rezultati ishte 20:19 për Kastriotin.
Në pjesën e dytë Kastrioti ishte në epërsi prej një e dy golash deri në minutën e 55-të. Besa kaloi në epërsi 35:34 në minutën e 55-të e më pas rezultati u barazua në 35:35 në minutën e 58-të, me golin e Festim Mustafës. Por më pas realizuan Antonio Vozila dhe Ardit Tafilaj për fitoren 37:35 të Besa Famgasit.
Ajdin Smajlbegoviq udhëhoqi Besën me 10 gola. Arbios Mushkolaj i kishte shtatë, ndërsa Jon Vokshi i shënoi pesë gola, nga sa i kishin edhe Antonio Vozila dhe Igor Chiesliov.
Festim Mustafa u dallua me efikasitet te Kastrioti, duke shënuar 13 gola. Nëntë i kishte Rron Ramadani.
Më pak rivalitet kishte në derbin tjetër të xhiros mes Trepçës dhe Prishtinës. Në “Minatori”, Trepça dominoi plotësisht dhe fitoi me rezultat 43:33. Deniz Terziqi dhe Yassine Henahem i shënuan nga dhjetë gola për Trepçën. Enis Kuleta i shënoi tetë gola për Prishtinën, ndërsa shtatë i kishte Ylli Visoka.
Në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat të ngushtë, 30:28. Ardi Halili i kishte 11 gola për ekipin gjakovar. Muhamet Hyseni i shënoi tetë gola për Vushtrrinë. Edhe kjo ndeshje ishte dramatike dhe e fortë.

Lajme tjera