Derbi i vërtetë në Vushtrri

Një derbi shumë i fortë dhe dramatik është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Në prani të rreth 400 shikuesve u zhvillua ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Trepçës.

Rezultati në fund ishte i barabartë, 29:29. Ndeshja i takoi javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Trepça renditet e treta me 16 pikë, kurse Vushtrria mbanë vendin e pestë me 11 pikë.

Vushtrria ka fituar pjesën e parë me rezultat 18:14 dhe ishte në epërsi thuajse gjatë tërë ndeshjes. Por në fundin dramatik, mitrovicasit ia dolën të fitojnë një pikë të madhe.

Vushtrria e hapi më mirë ndeshjen dhe në pjesën e parë vazhdimisht ishte në epërsi prej, një, dy e tre gola, kurse në fund të pjesës së parë epërsia u ngrit në katër gola. Edhe në pjesën e dytë në tri raste vushtrriasit krijuan epërsi prej katër golave, kurse Trepça për herë të parë barazoi në minutën e 56-të (27:27).

Vushtrria kaloi në epërsi 28:27, kurse rezultati u barazua në 28:28. Në minutën e 59-të prap Vushtrria kaloi në epërsi 29:28, ndërsa Trepça në minutën e 60-të barazoi rezultatin në 29:29 përmes pivotit S. Maxhera.

Vushtrria e kishte edhe një sulm, por pa ia dalur të realizoi, kështu që ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë. Vushtrria kishte përkrahje të madhe të shikuesve.

F. Klinaku shënoi 10 gola për Vushtrrinë, 6 i realizoi L. Gubetini kurse 5 M. Jashari. Te Trepça më efikasët ishin S. Maxhera e A. Shabani me nga 7 gola.

Në dy ndeshjet tjera të luajtura të shtunën, Besa Famgas shënoi fitore të lartë ndaj Vëllaznimit, kurse Prishtina ndaj Prizrenit.

Vushtrria – Trepça 29:29 (18:14)

Vushtrria: Pllana, Ibishi, Gubetini 6, F. Jashari, Klinaku 10, Sadiku, Abazxhiku 3, M. Jashari 5, Karaqa 2, Miftari, Selaci, A.Karaqa, Musa 3, Emini, Mehmeti.

Trepça: B. Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka 1, Beqiri, Maxhera 7, Zhuri, Shala 3, A. Shabani 7, Nimani 1, Qabra, R. Shabani 2, K. Terziqi, Neziri 2, Cimili 6, Fejzullahu.

Prishtina – Prizreni 51:25 (22:9)

Prishtina: Bajqinovci 11, Fetahu, Beshiri 6, Prekazi 6, Terziqi 5, Hoxha 3, Abazi 8, Kuleta 6, Ademi 1, Sherifi 1, Agushi, Beqiraj.

Prizreni: Etemi, Thaqi 1, Ferati, Topalli 1, Leka 1, J. Thaqi, Krasniqi 2, A. Krasniqi 2, Gashi 1, Skenderi 2, Ahmetaj 3, Spahiu 6, Mehmeti 5, Koro, Bytyqi.

Besa Famgas – Vëllaznimi 53:27 (23:10)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 6, Vokshi, Jupa 6, Y. Muqolli 8, Mushkolaj 2, Luzha, Visoka 2, Tahirukaj 12, Kukrika 1, Prce 5, Thaqi, Ramosaj 2, Gjuka 4, J. Muqolli 4.

Vëllaznimi: Rama 1, Fana 5, Neziri 7, Mehmeti, Mamusha 4, Pozhegu, Rexha 2, Morina, Luzha 3, Halili 5, Brahushi.

Lajme tjera