Dy derbi lokalë zhvillohen në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Është kjo xhiroja e parafundit e stinorit të rregullt.
Vushtrria e Samadrexha takohen të shtunën prej orës 19:00.
Derisa Samadrexha e ka siguruar pozitën e tretë për plejof, Vushtrria është në garë për pozitën e katërt. Aktualisht mban vendin e katërt me 18 pikë, sa i ka edhe Prishtina në pozitën e pestë. Shqiponja është e gjashta me 16 pikë. Samadrexha i ka 24 pikë në vendin e tretë.
Të shtunën prej orës 18:00 është ndeshja Shqiponja – Jusuf Gërvalla.
Të dielën janë dy ndeshje tjera.
Lideri Ferizaj, takohet me rivalin lokal, Kastriotin. Kjo ndeshje nis në ora 16:00. Ferizaj i ka 30 pikë, sa edhe Istogu në pozitën e dytë. Kastrioti është i shtati me 10 pikë.
Ndeshja e fundit e xhiros është Ulpiana – Prishtina, të dielën nga ora 19:00 në Shtime.
Edhe në Ligën e Parë dy ndeshje janë të shtunën e dy të dielën. Është java e 16-të.
Vjosa – Dukagjini (17:30) dhe Verona – KEK-u (17:00) janë ndeshjet e së shtunës. Prizreni – Llapusha (18:00) dhe Besa – Trepça (12:00) janë takimet që luhen të dielën.