Derbi në Vushtrri

Vushtrria e Istogu takohen në derbin e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 17:30.

Istogu ka fituar 19 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 38 pikë. Ndërkohë kampionia në fuqi, Vushtrria, është e treta me 30 pikë. Vushtrriaset do të japin më të mirën për të ndalë liderin, ndërkohë që Istogu udhëton për të vazhduar me fitore.

Të enjten janë edhe ndeshjet Drita – Ferizaj (17:30), Kastrioti – Ulpiana (17:00) dhe Vjosa – Vëllaznimi (17:00). Kurse ndeshjet e të mërkurës janë: Shqiponja – Prishtina (14:30), Samadrexha – Jusuf Gërvalla (17:30).

Lajme tjera