Ashtu si pritej, ndeshja mes Prishtinës dhe Ferizajt ishte dramatike. Dhe në fund nuk ka dhënë fitues.
Prishtina e Ferizaj janë takuar të dielën pasdite në kryeqytet në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat 35:35. Skuadrat më shumë ishin të fokusuara në sulm dhe këtë e dëshmon numri i golave të shënuar.
Shumë gola ka pasur edhe në Klinë, ku u takuan Dukagjini dhe Kastrioti i Ferizajt. Fitore me rezultat 51:31 ka shënuar Kastrioti.