Diona në ekipin më të mirë të turneut të madh në Luksemburg

Hendbollitja e Kombëtares U17 të Kosovës, Diona Dresh, po zhvillohet vrullshëm. Ajo së fundi ishte në turneun e madh ndërkombëtar për hendbollistet deri 17-vjet që u mbajt në Luksemburg. Në edicionin e 35-të të HBD Youth Cup, Diona ishte me skuadrën norvegjeze, Oppegard IL. Ka shkëlqyer në shumicën e ndeshjeve, ndërsa disa herë është shpallur lojtarja më e mirë e ndeshjes.
Për më tepër Diona u shpall qendra më e mirë e turneut.
Oppegardi përfundoi në vendin e pestë prej dhjetë skuadrave pjesëmarrëse. Turneun e fitoi skuadra çeke Banik Most. Në turne kishte skuadra edhe nga Franca, Gjermania, Finlanda, Sllovakia e disa vende të tjera.
Diona është paraqitur me sukses edhe në Kampionatin Mesdhetar të mbajtur në Greqi. Pritet që të jetë prej lojtareve kryesore të Kosovës U17 në Evropianin në verë, ndërsa vlerësohet se ka potencial që në të ardhmen të jetë në Kombëtaren A.

Lajme tjera