Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dita e parë e RINCK Konventës, ligjërata të rëndësishme për trajnerët

Të martën ka filluar Niveli II i shkollimit për trajnerët kosovarë të hendbollit, sipas RINCK Konventës.
RINCK Konventa është program zyrtar i Federatës Evropiane të Hendbollit për përgatitjen e trajnerëve të hendbollit.
Shkollimin po e ndjekin 20 trajnerë, ndërsa të martën për ta u ligjëruan tema të rëndësishme. Shkollimi bëhet me koordinimin e strategut kroat, Nenad Shoshtariq.
Shoshtariqi e hapi shkollimin, ndërsa më pas mbajti pjesën praktike që kishte të bënte me “elemente tekniko-taktike të lojës individuale, grupore dhe kolektive në mbrojtje” si dhe “për mbrojtjen agresive 6:0”.
Për të ushqyerit e sportistëve, përkatësisht të hendbollistëve, ka ligjëruar Jeton Havolli. Ndërkohë gjyqtari i EHF-së, Sherif Xhema, ligjëroi për rregullat e hendbollit.
Dita e dytë e shkollimit është të mërkurën prej orës 8:30. Pjesëmarrja është obligative për të gjithë pjesëmarrësit e shkollimit.