Drejtuesit e FHK-së në Kongresin e EHF-së në Glasgow të Skocisë

Një delegacion i lartë i Federatës së Hendbollit të Kosovës, i përbërë nga zëvendëspresidenti Enis Idrizi dhe sekretari gjeneral Izet Gjinovci, po merr pjesë në punimet e Kongresit të 14-të të rregullt të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF). Kongresi I EHF-së ka nisur punimet të martën në Glasgow të Skocisë, ndërsa vendimet kryesore do të merren të mërkurën (nesër).

Gjatë ditës së parë të punimeve të Kongresit, janë shqyrtuar raportet e Komitetit Ekzekutiv të EHF-së dhe të Komisioneve të ndryshme të Federatës Evropiane, ndërsa hedhet edhe shorti i hendbollisteve për vitin 2019.

Në ditën e dytë të punimeve, ndër të tjera, nënshkruhet Rink Konventa me Kosovën dhe me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe poashtu përcaktohen nikoqirët e kamionateve evropiane të viteve 2022 e 2024 në të dy konkurrencat. Do të merren edhe shumë vendime tjera në shërbim të ngritjes së hendbollit evropian në nivel më të lartë.

Natyrisht, drejtuesit e FHK-së po e shfrytëzojnë Kongresin për takime të shumta për të krijuar miqësi të reja me federata nacionale të vendeve të ndryshme, në të mirë të hendbollit kosovar në përgjithësi.

Lajme tjera