Aloja e Kombëtares së Kosovës, Drilon Tahirukaj, ka bërë lëvizje shumë të rëndësishme në karrierë. Tahirukaj karrierën e vazhdon në elitën e Zvicrës, saktësisht në skuadrën Kreuzlingen. Kreuzligeni të enjten ka zyrtarizuar angazhimin e alos së djathtë, që tashmë ka nisur stërvitjet në Zvicër.
Pjesë e kësaj skuadre janë edhe shumë reprezentues të Kosovës, duke filluar nga kapiteni Valon Dedaj, pastaj Bujar Ramosaj, Haris Berisha dhe Drenit Tahirukajt. Dreniti është vëllai i Drilonit. Të gjithë këta janë shumë të rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës.
Kreuzlingeni për herë të parë do të luaj në Superligën e Zvicrës.
Drilon Tahirukaj në edicionin e kaluar luajti për skuadrën e Deçanit, vendlindjes së tij. Për shumë edicione 26-vjeçari ishte pjesë shumë e rëndësishme e Besa Famgas, me të cilën skuadër ka fituar shumë trofe.
Kalimi i Drilonit në Zvicër është lajm pozitiv edhe për Kombëtaren e Kosovës në prag të sfidave të ardhshme.