Drita e Gjilanit ka vazhduar ecurinë pozitive në Superligën e Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në palestrën në Vushtrri, Drita fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat të lartë, 41:22. Pas pjesës së parë rezultat ishte 21:12 në të mirë të gjilanasve. Dallimi në cilësi në mes të skuadrave ishte i madh dhe kështu në fund fitorja e Dritës ishte mjaft e lartë. Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së tretë të Superligës.
Drita i është bashkuar Kastriotit si skuadrat e vetme që i kanë fituar katër ndeshjet e para. E ndajnë vendin e parë në tabelë. Vetëm fitore ka edhe kampioni aktual, Besa Famgas, por që nuk e ka luajtur ende ndeshjen e javës së katërt ndaj Zhegrës, për shkak të angazhimeve në skenën evropiane.
Për Samadrexhën ishte disfata e katërt.
Samadrexha – Drita 22:41 (12:21)
Samadrexha: Sh. Maloku, D. Basholli 4, B. Maloku 1, M. Jashari 4, D. Maloku, A. Maloku 2, A. Sopjani 1, S. Maloku, F. Maloku 3, Ah. Maloku 6.
Drita: A. Sylejmani, V. Buqinca, S. Maxhera 6, L. Gubetini 9, Sh. Shaqiri 5, G. Misini 7, M. Shahini 6, F. Cimili 3, D. Azizi 1, R. Selmani, H. Mehmeti 1, G. Veliu, L. Mustafa 3.