Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dy ndeshje interesante te hendbollistet

Pesë ndeshje të javës së tetë të Superligës së hendbollisteve luhen të shtunën. Dy prej këtyre ndeshjeve pritet të jenë me rivalitet.

Kampioni Ferizaj, e pret Prishtinën në takimin që fillon në ora 17:00. Të dy skuadrat synojnë fitore në këtë ndeshje. Prishtina ka fituar gjashtë ndeshjet e deritashme dhe ndanë vendin e parë me 12 pikë. Ferizaj është i pesti me 10 pikë.

Skuadra tjetër ferizajase, Kastrioti, është mysafire e Vushtrrisë. Ndeshja Vushtrria – Kastrioti luhet të shtunën nga ora 15:00. Vushtrriaset janë favorite, por lojtaret e Kastriotit do të mundohen të shfaqin potencialin që kanë.

Vushtrria i ka 12 pikë nga 7 ndeshje. Kastrioti është i katërti me 10 pikë, po ashtu nga shtatë ndeshje.

Istogu – Vëllaznimi (16:00), Drita – Jusuf Gërvalla (15:00), Samadrexha – KEK-u (13:00) janë ndeshjet tjera të së shtunës. Të dielën (14:00) luhet ndeshja mes Shqiponjës e Vjosës.
Deçani – CLICK, Dukagjini – Trepça, Llapusha – Ulpiana, janë ndeshjet e javës së gjashtë në Ligën e Parë të hendbollisteve.

Lajme tjera