Dy ndeshje të shtunën, tri të dielen

Me ndeshjet e javës së 15-të fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Pritet të jetë garë e fortë për titull të kampionit, por edhe për të siguruar pozitat që sigurojnë daljen në gara evropiane e poashtu për të evituar largimin nga elita. Skuadrat kanë bërë lëvizje në afatin kalimtar të janarit, shumica kanë nisur me kohë përgatitjet dhe shpresohet në ecuri pozitive të garave dhe rivalitet sportiv mes skuadrave.

Të shtunën janë dy ndeshje, që nisin në ora 19:00, kurse tri ndeshje tjera luhen të dielen.

Kampioni në fuqi, Besa Famgas e pret në Pejë të shtunën Dritën e Gjilanit. Besa në pjesën e parë të kampionatit i ka fituar 13 ndeshje, kurse e ka humbur vetëm një. I ka 26 pikë, sa edhe Kastrioti i Ferizajt. Drita është e katërta me 20 pikë, por në janar është ndarë me gjashtë lojtarë kurse nuk ka angazhuar ndonjë tjetër. Kampioni Besa, ka angazhuar Jeton Bislimin e Arbios Ramosajn.

Ndeshja e dytë e së shtunës është ajo mes Drenicës e Trepçës që luhet poashtu nga ora 19:00, në Drenas. Është kjo një përballje me peshë e skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës. Trepça e fillon stinorin pranveror nga vendi i tetë me 7 pikë. Drenica është e nënta me 6 pikë.  “Xehetarët” kanë kthyer Sali Maxherën, Fidan Cimilin e Vaglir Buqincën nga Drita, kanë angazhuar Erkan Abazxhikun nga Vushtrria dhe llogarisin edhe në tre lojtarë tjerë që nuk u paraqitën në vjeshtë. Drenica nuk ka angazhuar ndonjë lojtar, kurse është ndarë me dy.

Tri ndeshje tjera të javës së 15-të pra janë të dielen.

Nga ora 16:00 në Gjilan takohen Zhegra e Prishtina, kurse nga ora 17:00 luajnë Vëllaznimi e Samadrexha si dhe Vushtrria e Kastrioti. Prishtina me 24 pikë po e mbanë hapin në garë me dy të parët në tabelë. Zhegra është në vend të shtatë me 7 pikë. Gent Mjekiqi, Melos Shahini e Kiril Kolev janë lojtarë të ri të Prishtinës. Shkodran Shaqiri është emër i ri te Zhegra, në krahasim me stinorin vjeshtor.

 Vushtrria ndërkohë i ka 11 pikë që i sigurojnë vendin e pestë në tabelë.

Kastrioti është përforcuar me Arbër Currin e Vlerson Zherkën, ndërsa Vushtrria i ka kthyer tre lojtarë të saj, Labinot Gubetinin, Egzon Ademin e Armend Karaqën.

Vëllaznimi, që është i gjashti me 10 pikë, nuk ka bërë ndonjë përforcim, kurse Samadrexha angazhoi Leonard Krasniqin, Ardian Krasniqin e Muhamet Hysenin.  Samadrexha është e fundit me 2 pikë.

Para ndeshjeve të seniorëve luhen takimet e grupmoshës së kadetëve.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Golin e fitores për Vushtrrinë e shënoi Donita Kasumi, që ishte më efikasja në skuadër. …

Me lojë të mirë është shquar edhe Luljeta Sopjani. Ajo realizoi golin për barazimin 21:21, …

Njomza Kelmendi ndali gjuajtjen e Esma Muratoviqit në sekondën e fundit për t’ia mundësuar Vushtrrisë …

Kampionët e Kosovës prej pavarësimit të sportit e deri më sot2020/21 Vushtrria2019/20 Ferizaj2018/19 Istogu2017/18 Shqiponja2016/17 …

Trajneri i KHF Vushtrria, Arben Parduzi, është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit …

Golin e fitores për Vushtrrinë e shënoi Donita Kasumi, që ishte më efikasja në skuadër. Ajo, si gjithë të …

Me lojë të mirë është shquar edhe Luljeta Sopjani. Ajo realizoi golin për barazimin 21:21, në minutën e 59-të. …

Njomza Kelmendi ndali gjuajtjen e Esma Muratoviqit në sekondën e fundit për t’ia mundësuar Vushtrrisë të fitoj titullin. Portierja …

Kampionët e Kosovës prej pavarësimit të sportit e deri më sot2020/21 Vushtrria2019/20 Ferizaj2018/19 Istogu2017/18 Shqiponja2016/17 Prishtina2015/16 Prishtina2014/15 Kastrioti2013/14 Kastrioti2012/13 …

Trajneri i KHF Vushtrria, Arben Parduzi, është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në finale …

Njomza Kelmendi ka bërë pritje vendimtare në sekondën e fundit për ta ndihmuar Vushtrrinë që ta fitoj titullin e …

Burneta Rama në akcion duke gjuajtur ne gol

Vushtrria udhëton me synime të qarta për në Istog, për të shënuar fitore dhe për ta siguruar titullin e …

Hendbollistja nga Mali i Zi, Esma Muratoviq pritet ta udhëheq lojën e KHF Istogut edhe të shtunën mbrëma. Istogu …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova