Kastrioti ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së pesë të Superligës së hendbollisteve. Të enjten, skuadra ferizajase e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 36:26. 20:14 ishte rezultati pas pjesës së parë.
Adriana Salihu i shënoi 8 gola për Kastriotin. 6 i kishte Puhiza Gashi. Plot 17 gola për Shqiponjën i shënoi Argoneta Goqi.
Kastrioti ka tri fitore e një barazim, kurse me 7 pikë mban vendin e katërt. Shqiponja është e gjashta me 6 pikë.
Një tjetër ndeshje e javës së pestë u luajt të mërkurën. Samadrexha e mposhti Dritën e Gjilanit me rezultat 44:19. Samadrexha është e shtata me pesë pikë. Drita mbetet në kërkim të pikëve të para.