Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

E arritur e veçantë e Pashke Markut, 500 gola në Superligën e Zvicrës

Aloja e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Pashke Marku, vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Zvicrës. Marku për kohë të gjatë është pjesë e skuadrës Kreuzlingen, ndërsa së fundi ka kaluar shifrën e 500 golave në Superligë. Për këtë shifër jubilare të Pashkes ka njoftuar faqja zyrtare e federatës zvicerane.
“Pashke Marku e HSC Kreuzlingen ka kaluar kufirin e 500 golave në nivelin më të lartë të hendbollit zviceran. 23-vjeçarja ka luajtur në HSC që nga viti 2011 dhe ka pasur karrierë impresionuese si juniore. Ajo si 13-vjeçare ka luajtur me ekipin U19. Me 15 vjet është bërë e rregullt në ekipin e parë të Kreuzlingenit. Pas një qëndrimi të shkurtër te Spono Eagles, ajo u kthye në vitin 2019 dhe ishte pjesë e rëndësishme e Kreuzlingenit që atëherë”, ka shkruar “handball.ch”.
Marku është prej lojtareve kryesore edhe në Kombëtaren e Kosovës. FHK-ja e uron për shifrën jubilare të golave.