KHF Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Të mërkurën mbrëma Istogu e luajti ndeshjen e mbetur të javës së pestë ndaj Jusuf Gërvallës. Takimin e zhvilluar në Deçan e fituan istogaset me rezultat 38:18. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17:8 dhe u bë e qartë se dallimi në cilësi ekzistonte.
Kapitenia Albina Rugova i shënoi 9 gola, ndërsa nga 8 i kishin Adelina Berisha e Anja Bojaniq. Te Jusuf Gërvalla u shqua Eriona Gecaj me 11 gola.
Për Istogun ishte fitorja e gjashtë rresht. Udhëheq në tabelë me 12 pikë. Jusuf Gërvalla mbanë vendin e dhjetë me 4 pikë.