E katërta për Prishtinën, fitojnë edhe Kastrioti e Vushtrria

Prishtina ka fituar edhe ndeshjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën në javën e katërt, Prishtina fitoi ndaj Drenicës me rezultat 41:25. Prishtina që në pjesën e parë e ka bërë shkëputjen e madhe, duke fituar me 20:11. Prishtina është në vendin e parë me 8 pikë, dy më shumë se Besa Famgas që luan nesër.

O. Beshiri me 12 gola dhe A. Bajqinovci me 11 ishin më efikasët te Prishtina. F. Gashi realizoi 10 gola për Drenicën.

Të shtunën fitore shënuan edhe Kastrioti e Vushtrria. Kastrioti në Ferizaj e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 26:25, ndonëse luajti pa shumicën e lojtarëve kryesorë. Për Kastriotin është fitorja e dytë nga tri ndeshje të luajtura.

Vushtrria fitoi ndaj Llapit me rezultat 31:26. Vushtrria po ashtu shënoi fitoren e dytë kurse është e treta në tabelë me 5 pikë.

Dy ndeshje tjera janë të dielen.

Prishtina – Drenica 41:25 (20:11)

Prishtina: Ademi 1, Agushi, Beqiraj, Abazi 7, Bajqinovci 11, Fetahu 4, Gjuka 3, Beshiri 12, Kuleta 2, Sherifi, Prekazi 1, Hoxha.

Drenica: Baliu, Hamza 3, Batatina 3, Zekaj 2, Binaku 2, Sahiti 5, Muqolli, Geci, Gashi 10.

Kastrioti – Vëllaznimi 26:25 (13:12)

Kastrioti: Sahiti, Ramadani 4, Beqiri 2, Selmani 3, Tafarshiku 4, Salihu 4, M. Selmani 8, Jupa, Brahimi, Qerimi.

Vëllaznimi: Brahushi, Hoxha, Kuqi, Lluka, Mamusha 1, Neziri 12, Morina, Luzha 1, Halili 2, Rexha 3, Rama 4, Fana 1.

Vushtrria – Llapi 31:26 (18:13)

Vushtrria: Ibishi, Pllana, Demiri, Musa 4, Sadiku, Karaqa, Abazxhiku 2, Selaci, Gubetini 4, M. Jashari 2, Jashari 2, A. Karaqa 5, Miftari 2, Klinaku 9, F. Musa 1, Mehmeti.

Llapi: Hyseni, Havolli, Osmani, Bugujevci 1, Muqiqi 5, Hoxha 7, Beshiri 2, Hasani 6, Bajrami, Visoka 4, Mani 1, J. Mani.

Lajme tjera