E shtuna e hendbollit

Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në pranverë pritet garë interesante për titull, por edhe për pozitat tjera në tabelën e klasifikimit. Në kuadër të javës së 15-të ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që luhet në Prizren në mes të Prizrenit e Trepçës (19:00).

Prizreni është i teti me 7 pikë, por me pretendime për pozitë më të mirë. Trepça është e treta me 20 pikë.Kampioni dhe lideri i klasifikimit, Besa Famgas, është favorit ndaj Llapit në Podujevë (19:00), njëjtë si Prishtina ndaj Vushtrrisë (17:30). Vëllaznimi po ashtu llogarit në dy pikë nga përballja me Dritën (16:00).

Ndeshja në mes Drenicës e Kastriotit luhet më vonë.

Lajme tjera