Edhe dy pikë në konton e “xehetarëve”

Trepça e Mitrovicës ka vazhduar me fitore në Superligën B të Kosovës në hendboll (meshkujt). “Xehetarët” të hënën fituan në Vushtrri ndaj Samadrexhës me rezultat 45:31. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:14 për mitrovicasit. Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros në Superligën e hendbollistëve.

Trepça i ka 21 pikë nga 22 ndeshje, ndërsa Samadrexha i ka dy pikë. Trepça është e para në Superligën B kurse Samadrexha e fundit (4). Drenica është e dyta me 14 pikë, ndërsa Zhegra e treta me 13 pikë.

Samadrexha – Trepça 31:45 (14:22)

Samadrexha: Sh. Maloku, A. Maloku 4, Basholli 2, S. Maloku 11, Krasniqi 2, Hyseni 8, Bunjaku, Jashari 4.

Trepça: Buqinca 1, Terziqi, Mujka 7, Çabra 2, Fejzullahu 5, Shala 4, Sejdijaj 3, Shabani 7, Beqiri 7, Abazxhiku 6, Nimani 2, Voca 1.

Lajme tjera