Edhe një derbi i fituar thellë nga Istogu

Istogu ka vazhduar me formë të lartë. Skuadra e drejtuar nga Faruk Shala të shtunën ka fituar thellë ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 40:25.

Ndeshja e luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë ishte derbi i xhiros së pestë të Superligës për hendbolliste. Pas pjesës së parë skuadra istogase ishte në epërsi me rezultat 21:15. Për Istogun ishte fitorja e katërt, ndërsa për Shqiponjën humbja e parë kampionale. Përkundër humbjes skuadra kampione Shqiponja mbetet e para me tetë pikë, sa i ka tani edhe Istogu në vend të tretë. Në vend të dytë po me tetë pikë është Vushtrria që mund të dal e para të dielen (nesër) nëse fiton apo barazon ndaj Kastriotit në Ferizaj.

Kapitenja A. Rugova ka shkëlqyer duke realizuar 15 gola për Istogun. Nëntë herë shënoi P. Ferataj. Për skuadrën gjakovare dhjetë gola i shënoi Sh. Mehmeti.

Istogu në javën e katërt kishte fituar thellë ndaj Prishtinës, ndërsa në javën e tretë kishte pësuar nga Vushtrria, që tani është skuadra e vetme pa humbje.

Të shtunën është luajtur edhe ndeshja Vjosa – Drita. Fitore me rezultat 24:17 shënoi skuadra gjilanase, Drita. Për Dritën ishte fitorja e tretë kurse për Vjosën humbja e pestë.
Të dielen pos takimit Kastrioti – Vushtrria (17:00) luhet edhe ai në mes skuadrave Jusuf Gërvalla e Prishtina (14:00).

Istogu – Shqiponja 40:25 (21:15)

Istogu: Shehdadi, Avdylaj, Halitaj 1, V. Rexhaj, Rugova 15, Ujkiq 1, Ferataj 9, Krasniqi 4, Venetski 4, F. Rexhaj 1, Kameri 5.

Shqiponja: Ferizaj, Juniku 2, Goçi 5, Mehmeti 10, Quni, Nivokazi, Malaj 4, Goçaj, Berisha 1, Paci 3.

Vjosa – Drita 17:24 (9:10)

Vjosa: Mehmeti, Hasani, Rama, Imeri 6, Ble. Hasani 1, E. Imeri 3, Hoxha 5, Shabani 1, B. Mehmeti 1, Salihu.

Drita: Daku, Hyseni, Rexhepi 5, Rr. Kqiku 2, Arifi, Sadiku, Krasniqi 11, E. Daku, Er. Daku, Rudhani 2, Pajaziti, Vokshi 2, Ramabaja 1, R. Kqiku 1.

Lajme tjera