Pas fitoreve të thella në gara evropiane, Besa Famgas i është kthyer sfidave vendore. Kampionia aktuale, Besa Famgas, të martën e luajti ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës ndaj Vushtrrisë.
Ndeshjen në Vushtrri e fituan pejanët me rezultat të lartë, 45:17. Besa është e para në tabelë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur. Ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme.
Vushtrria është e teta me 4 pikë.
Në Superligën e hendbollisteve janë luajtur dy ndeshje të mbetura të javës së gjashtë. Prishtina fitoi ndaj Vjosës me rezultat 23:15 kurse Ferizaj e mposhti KEK-un me 30:23.
Vushtrria – Besa Famgas 17:45 (6:23)
Vushtrria: Ibishi, Pllana, F. Jashari, Karaqa 3, Emini, M. Jashari 6, Mejzini 3, Tahiri, Miftari 4, Mehmeti, Al. Mehmeti, Hyseni 1
Besa Famgas: Prce 4, Y. Muqolli 10, Jupa 9, Mushkolaj 6, Visoka 3, Tahirukaj 5, Ramosaj 2, J. Muqolli 5, Mallios 1, Mehmeti, Luzha
Femrat
Vjosa – Prishtina 15:23 (8:13)
Vjosa: Shabani 6, Behluli, Rama, Imeri 1, Tërshani, V. Imeri 2, Hasani 2, Bu. Hasani 4, Feka
Prishtina: Uka, Stagova 5, Behluli, Bahtijari 1, Kurteshi 3, Ibrahimi, Shala 3, Ipçi 5, Prapashtica 1, Nivokazi 5, Krasniqi
Ferizaj – KEK-u 30:23 (13:12)
Ferizaj: Domaneku 4, Dinolli 5, Ma. Dinolli, Kelmendi 11, Sylejmani 5, Kupina, Qerkini 2, Rashiti, Hoti 3
KEK-u: Ramadani, Grajqevci 2, Klinaku 6, Dedinca, Smakiqi, Asllani 2, E. Grajqevci 10, D. Grajqevci, Selmanaj 3