Edhe një fitore për Trepçën

Skuadra mitrovicase Trepça ka vazhduar me fitore në pjesën e dytë të kampionatit, pas riorganizimit që ka bërë muajin e kaluar. Trepça të premten fitoi dy pikë të rëndësishme duke e mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me rezultat 29:23. Trepça në javën e kaluar fitoi ndaj Drenicës në Drenas, kurse është përforcuar në vendin e shtatë me 11 pikë të mbledhura. Vëllaznimi vazhdon të jetë i pesti me 12 pikë.

Pas pjesës së parë rezultati në ndeshjen Trepça – Vëllaznimi ishte 14:10. Kjo ishte ndeshja e parë e javës së 16-të të Superligës për hendbollistë.

Tri ndeshje tjera luhen të shtunën (nesër), duke përfshirë edhe superderbin e stinorit në mes të dy skuadrave të para në tabelë, Kastriotit e Besa Famgas. Ndeshja derbi luhet në Ferizaj nga ora 19:00. Në termin të njëjtë është edhe takimi Samadrexha – Zhegra, kurse Drita e Drenica takohen prej orës 17:30. Të dielen është ndeshja e fundit e javës në mes të Prishtinës e Vushtrrisë, që fillon në ora 14:30.

Trepça – Vëllaznimi 29:23 (14:10)

Trepça: Buqinca 1, Terziqi, Zhuri 1, Fejzullahu 1, Mujka 5, Shala 5, Tahiri, Abazxhiku 2, Maxhera 4, Pllana, Nimani 1, Sejdijaj, Beqiri, Qabra, Shabani 9.

Vëllaznimi: Luzha, Mamusha 3, Spahija 2, Rama 2, Rexha 3, Bardhoku, Neziri 6, Halili 5, Fana 2, Hoxha.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova