Edhe një sukses për FHK-në, Hashani delegohet në gjysmëfinale evropiane

Federata e Hendbollit e Kosovës, me zyrtarët e saj, po prezantohet në nivele gjithnjë e më të larta në kupat evropiane. Në vazhdën e ngritjes vjen edhe delegimit i Fahredin Hashanit për gjysmëfinalen e Kupës Evropiane për hendbolliste.
Delegati i EHF-së, Hashani, do të kujdeset për mbarëvajtjen e takimit të parë gjysmëfinal mes një skuadre turke dhe skuadrës nga Sllovakia, MKS Iuventa Michalovce. Ndeshja do të luhet më 18 mars në Turqi.
Ka mbetur të përcakohet gjysmëfinalistja tjetër. Ndeshjen e parë në mes të Antalya Konyaalti dhe Izmir BSB e ka fituar Antalya me rezultat 39:28. Ndeshja e kthimit është të dielën në Izmir. Ndeshjet mes skuadrave turke janë shtyrë për shkak të tërmetit të rëndë që e goditi Turqinë.
Delegimi i Fahredin Hashanit për gjysmëfinale është edhe mirënjohje për punën e mirë dhe korrekte që e ka kryer deri më tani në ndeshjet e kupave evropiane.

Lajme tjera