Edicioni 2021/2022 i Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) fillon me derbin e madh mes Prishtinës e Besa Famgasit.
Shorti për edicionin e ri garues është tërhequr të martën në lokalet e FHK-së. Java e parë zhvillohet më 11 e 12 shtator.
Dy skuadrat e mëdha, Prishtina e Besa Famgas takohen në kryeqytet. Besa është kampione në fuqi, ndërsa Prishtina nënkampione.
Interesante pritet të jetë edhe ndeshja mes Trepçës e Vëllaznimit.
Ndeshjet tjera të xhiros së parë janë: Zhegra – Llapi, Drenica – Kastrioti, Rahoveci – Deçani.
Parandeshje e seniorëve zhvillohen ndeshjet e Ligës së kadetëve.