Federata e Hendbollit e Kosovës të enjten ka mbajtur ceremoninë tradicionale “Laureatët e Vitit”. Në ambientet e “Hotel International Prishtina” në një ceremoni të bukur, janë shpallur më të mirët e vitit 2022.
Ceremoninë e ka hapur presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Ai ka folur për kontributin që personalitete të ndryshme kanë dhënë për hendbollin kosovar për dekada të tëra. Presidenti Saraçini ka kërkuar nga të pranishmit që me një minutë heshtje të nderohen personalitetet e hendbollit që kanë vdekur në vitin e kaluar. Po ashtu ka thënë që çmimet për sportistët duhet të shërbejnë si motivim më i madh për të ardhmen.
Çmimet kryesore i kanë fituar Egzon Gjuka dhe Tainara Luna Gonçalves. Gjuka është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit, ndërsa Luna Gonçalves hendbollistja më e mirë e vitit 2022 në Kosovë.
Të dy kanë udhëhequr skuadrat Besa Famgas e Istogu drejt titujve të kampionit dhe trofeve të Kupës së Kosovës.
Gjuka është shquar edhe me paraqitje te Kombëtarja e Kosovës dhe në ndeshjet evropiane të Besa Famgas. Ai për herë të dytë rresht është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë.
Shtatëshja më e mirë te hendbollistët përbërhet nga: Arbër Curri (portier – Rahoveci), Oltion Beshiri (alo e majtë – Prishtina), Festim Mustafa (fundor i majtë – Kastrioti), Egzon Gjuka (qendër – Besa Famgas), Rron Ramadani (lojtar i vijës – Prishtina), Arbios Mushkolaj (fundor i djathtë – Besa Famgas), Agon Bajçinovci (alo e djathtë – Prishtina).
Ramadani u shpall edhe lojtari më i mirë i mbrojtjes, ndërsa Mustafa ishte golashënuesi më i mirë i vitit 2022.
Te hendbollistet, shtatëshen më të mirë e përbëjnë: Blerta Ahmetxhekaj (portiere – Istogu), Argoneta Goqi (alo e majtë – Shqiponja), Burneta Rama (fundore e majtë – Vushtrria), Tainara Luna Gonçalves (qendër – Istogu), Yllka Shatri (lojtare e vijës – Istogu), Natalia Milatoviq (fundore e djathtë – Istogu), Melike Ipçi (alo e djathtë – Prishtina). Shkurta Mehmeti e Prishtinës u shpall hendbollistja më e mirë në mbrojtje, ndërsa Edona Radoniqi e Vëllaznimit ishte golashënuesja më e mirë.
Besa Famgas e Istogu u shpallën klubet më të mira të vitit. Faruk Shala i Istogut dhe Verim Zherka i Prishtinës u shpallën trajnerët më të mirë të vitit 2022.
Momenti më emocional ishte ndarja e mirënjohjes për Vepër Jetësore për profesorin Beqir Hasanxhekaj.
Mirënjohjet Post Mortum
Ahmet Hysenaj – Petrova
Valbon Shala
Xhemail Kasumi
Izet Kastrati
Ferki Nici
Enver Demaku
Shpresat e Vitit (vajzat)
Orgesa Gola (Shqiponja)
Shkurta Dinolli (Ferizaj)
Verona Muhaxheri (Kastrioti)
Aulona Maloku (Samadrexha)
Iurosana Haskaj (Deçani)
Enea Ajvazi (Prishtina)
Learta Gashi (Jusuf Gërvalla)
Shpresat e vitit (djemtë)
Amar Muqolli (Besa Famgas)
Bleon Syla (Istogu)
Bilall Mazrekaj (Deçani)
Etnik Bajoku (Llapi)
Erjon Bajramaj (Prishtina)
Eris Beqiri (Trepça)
Rron Haxhiismajli (Vëllaznimi)
Punëtor Sportiv i Vitit
Kujtim Pllana (KH Vushtrria)
Mirënjohje për përfaqësim ndërkombëtar (delegate)
Shqipe Bajçinca – Brestovci
Mirënjohje për përfaqësim ndërkombëtar (gjyqtarët)
Arsim Vitaku – Erdoan Vitaku
Gjyqtarët më të suksesshëm të vitit 2022
Genc Bujupi – Getoar Bujupi
Klubet më të mira në kategoritë e reja
KHF Shqiponja – pionieret
KH Besa Famgas – pionierët
KHF Ferizaj – kadetet
KH Besa Famgas – kadetët
KH Besa Famgas – juniorët
Mirënjohje për partnerët
MKRS
KOK
Komuna e Prishtinës
KEP
Neptun
Ujë Rugove
Hospital Kavaja
My Travel
Hotel International
Mirënjohje për mediat
RTV 21 – Art Kuqi
RTK
Bota Sot – Kemajl Goca
KOHA
Klan Kosova
Radio Kosova
Telegrafi
Gazeta Olle
RTV Dukagjini
ATV
Kanal 10
TËVË1