Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

EHF-ja shkruan për përqindjen e lartë të hendbollisteve dhe gjyqtareve në vendin tonë

Për të shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka publikuar një seri shkrimesh për përfshirjen e vajzave dhe grave në sportin e hendbollit.

Pjesë e këtyre shkrimeve është edhe Federata e Hendbollit e Kosovës.

Federata jonë është në top-dhjetëshe sa i përket numrit të hendbollisteve në krahasim me hendbollistët.

48 për qind e të regjistruave në federatën tonë janë hendbolliste. Vetëm vende me hendboll shumë të zhvilluar qëndrojnë më mirë se Kosova sa i përket përqindjes së hendbollisteve.

Lart në renditje federata jonë qëndron edhe sa i përket numrit të gjyqtareve të hendbollit, përkatësisht përqindjes së tyre në krahasim me gjyqtarë.

“Jemi krenarë që jemi pjesë e këtyre vlerësimeve shumë të rëndësishme të Federatës Evropiane të Hendbollit. Si federatë angazhohemi vazhdimisht për sa më shumë vajza dhe gra në hendboll. Trajtimi i ekipeve kombëtare dhe i skuadrave është i njëjtë nga federata jonë. Natyrisht, na mbetet shumë punë për të bërë, por të dhënat e fundit nga EHF-ja janë shenjë se po lëvizim në drejtimin e duhur”, thotë sekretari i përgjithshëm i Federatës sonë, Muhamet Arifi.