Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

EHF: Kosova në gjah për të shkruar histori

Federata Evropiane e Hendbollit i ka kushtuar rëndësi fitores së Kombëtares së Kosovës në Bukuresht ndaj Rumanisë.

EHF-ja e ka përzgjedhur fitoren e Kosovës (30:25) si një prej gjërave të veçanta të ndeshjeve të fundit kualifikuese për “Euro 2022”.

“Duket se në mesin tonë mund të kemi një Kombëtare që kualifikohet për herë të parë në Evropian. Pasi kishte humbur thellë tri ndeshjet e para me Rumaninë, Kosova shokoi kundërshtarin e saj me përvojë duke barazuar 23:23 të mërkurën. Edhe më mirë ishte për Kosovën të dielën kur kontrolloi ndeshjen për fitoren historike 30:25. Fitorja bën që Kosova të barazohet me pikë me Rumaninë. Shënoni datën 28 prill në kalendarin tuaj. Ndeshja me Malin e Zi mund të kompletoj rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në kualifikime”, ka shkruar Federata Evropiane e Hendbollit, duke vazhduar jehonën e fitores në Bukuresht.