Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Eksperti kroat, Nenad Shoshtariq, ligjëron në seminarin për trajnerë

Ish-selektori i Kroacisë, Nenad Shoshtariq, do të ligjërojë në seminarin qendror për trajnerët e hendbollit kosovar që mbahet më 31 gusht e 1 shtator.
Seminarin e organizon Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, ndërsa do të mbahet në Prishtinë.
Seminari e përmban pjesën teorike dhe praktike, ndërsa do të shtjellohen tema të ndryshme me rëndësi për hendbollin modern.
Shoshtariq është 65-vjeçar dhe është prej emrave më të njohur të hendbollit kroat. Ka udhëhequr hendbollistet e Kroacisë drejt vendit të tretë në Evropianin e vitit 2020 në Danimarkë. Së fundi ishte kryetrajner i RK Zagreb (meshkujt), ndërsa ka drejtuar shumë vjet edhe Lokomotiva Zagrebin (femrat), dhe skuadra e kombëtare në vende të ndryshme.
Në krye të Kombëtares së Kroacisë (femrat) ishte prej vitit 2001 e deri në vitin 2003 si dhe prej vitit 2017 e deri në vitin 2023.
Pjesëmarrja në seminarin qendror është obligative për të gjithë trajnerët e hendbollit kosovar. Pjesëmarrës mund të jenë edhe ata që planifikojnë të punojnë si trajner hendbolli.